Transmetuar më 06-12-2017, 17:04

Një person i dyshuar për një sërë vjedhjesh është vënë në prangat e policisë, ndërsa bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim.

Në kuadër të operacionit të koduar “Çmontimi” i zhvilluar gjatë ditës së sotme nga policia e sotme, u në arrestimi i Maringlen Lalaj, 29 vjeç, banues në Vlorë.

Ai akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin A.B., i cili është shpallur në kërkim, janë autorë të vjedhjeve së disa dyerve duralumin, të pallateve në lagjet “Hajro Çakërri” dhe “Pavarësia”’, ngjarje të ndodhura në datat 2 dhe 5 dhjetor.

Pas vjedhjes, të dyshuarit dyert i shisnin për qëllime përfitimi material, ndërkohë që në cilësinë e provës materiale u sekuestruan katër të tilla.

Aktualisht po vijon puna për dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të tyre, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al