Transmetuar më 06-12-2017, 16:27
Publicitet

Një person ka tentuar që ti japë fund jetës në mënyrë të dhimbshme, duke u hedhur në lumë.

Gjatë ditës së djeshme, e martë, në fshatin Samaticë, 37-vjeçari K.Ç., është hedhur në lumin Seman për t’u mbytur.

Fatmirësisht ai është shpëtuar nga banorët e zonës, duke u dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake rezulton se 37-vjeçari vuan nga probleme mendore.

Akti i rëndë është kryer në kushtet të renda psikologjike, për shkak të çrregullimeve që kishte.

Lidhur me këtë rast për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit për vlerësim. /a.y/noa.al

Foto ilustruese