Transmetuar më 06-12-2017, 16:10

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit.

Një makinë tip “Audi” është përplasur me një motor me të cilin udhëtonte një çift bashkëshortësh, të cilët kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur tek unaza e qytetit pranë semaforit, ku si pasojë e dëmtimeve të marra burri ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërkohë edhe e shoqja ka mbetur e lënduar, por fatmirësisht jashtë rrezikut.

Nga ana e policisë u bë shoqërimi i drejtuesit të mjetit, i cili po merret në pyetje për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al