Transmetuar më 06-12-2017, 15:07

Një person i cili mashtronte qytetarët me viza pune në këmbim të parave është vënë në prangat e policisë.

Lulëzim Nazifi 56 vjeç, me banim në Korçë, u vu në prangat e bluve të qytetit jugor ditën e sotme, pasi prej disa vitesh rezultonte në kërkim.

Ai ishte dënuar me 6 vite burg për veprën penale “Mashtrimi”.

Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Korçës, në janar të vitit 2010, e ka dënuar me 6 vite burg për veprën penale “Mashtrimi”.

Nazifi rezulton se i`u kishte premtuar disa shtetasve të tjerë, pajisjen me viza pune për në shtetin grek, në shkëmbim të një sasie lekësh, duke i mashtruar këta të fundit. /a.y/noa.al