Transmetuar më 06-12-2017, 14:43
Publicitet

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla heq dorë nga rroga e saj në ndihmë të shkollave të prekura nga përmbytjet.

Në një deklaratë për mediat ditën e sotme, ajo bëri apel ndaj gjithë mësuesit që të kontribuojnë me sa munden në ndihmë të të përmbyturve.

Nikolla tha se janë disa gjimnaze të Tiranës që kanë mbledhur ndihma ushqimore dhe të tjera ndihma.

Në vijim nënvizoi se do të jetë një ndihmë që do të bëhet në mënyrë të koordinuar për të shkuar aty ku ka më shumë nevojë.

“Ministria e Arsimit ka ngritur një grup punë për të koordinuar ndihmën që do vijë nga çdo shkollë dhe çdo mësues. Ju do ta shpërndani këtë takim të sotmin edhe tek kolegët, tek çdo mësues në mënyrë vullnetare në vlerën që e ka të mundur për të kontribuar, ja ku kanë dy llogaritë bankare. Jemi një trupë e madhe njerëzish, jemi mësuesit e Shqipërisë. Unë do të dedikoj rrogën time mujore për të shkuar në ndihmë familjeve dhe të komuniteteve në nevojë”, deklaroi Nikolla. /a.y/noa.al

Loading...