Transmetuar më 06-12-2017, 14:29

Janë rreth 17 milionë fëmijë me moshë më pak se 1 vjeç që jetojnë në zona, ku ndotja atmosferike është së paku gjashtë herë më e lartë nga limitet e lejuara të vendosura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Është ky alarmi i dhënë nga UNICEF, i cili nënvizon se si vogëlushët thithin ajër toksik i cili rrezikon seriozisht zhvillimin e tyre cerebral.

“Substancat ndotëse nuk dëmtojnë vetëm mushkëritë e fëmijëve në zhvillim, por mund të dëmtojnë përgjithmonë zhvillimin e tyre mendor, kësisoj të ardhmen e tyre”, deklaroi Anthony Lake, drejtor i përgjithshëm i UNICEF.

Siç shkruan noa.al, UNICEF liston një sërë veprimesh që duhen bërë për të reduktuar ndikimin e ndotjes tek zhvillimi cerebral i fëmijëve.

Mes tyre është që prindërit të shmangin që fëmijët të jenë në kontakt me tymin e cigares, me tymin e makinës apo makinerive të tjerëve. /a.y/noa.al