Transmetuar më 06-12-2017, 14:12

Kujt nuk i ka ndodhur të paktën një herë që të ëndërrojë dhe të kujtojë turbullt imazhet e para gjatë gjumit? Bëhet fjalë për një aktivitet që truri ynë e kryen çdo natë, por në të shumtën e rasteve harrohet gjithçka qysh në zgjim.

Më poshtë gjeni shtatë kuriozitete që askush nuk i di lidhur me ëndrrat.

Shohim ëndrra çdo natë– Pjesa më e madhe e njerëzve të cilët e kanë kaluar moshën 10-vjeçare, ëndërrojnë çdo natë, por në të shumtën e rasteve nuk mbajnën mend çfarë shohinh. Është një fazë normale e gjumit e quajtur Rem, e cila përjetohet sa herë që flemë gjumë.

Harrohet gjysma e asaj që ndodh në gjumë, direkt 5 minuta pas zgjimit– Ndodh shpesh që të kujtojmë ëndrrën në perfeksion sapo zgjohemi, por mjafton që të kalojnë 5 minuta që të harrojmë gjysmën e saj. Thuhet se kjo ndodh për shkak se truri eliminon gjysmat e gjërave të padobishme gjatë ditës.

Meshkujt mund të eksitohen deri në pesë herë teksa ëndërrojnë– Është i ditur fakti se meshkujt pësojnë eksitime gjatë gjumit, aq shpesh sa që zgjohen gati për një raport seksual. Por janë të paktë ata që e dinë se mund të pësojnë deri në pesë herë eksitim teksa shohin ëndërr. Por fatmirësisht nuk ka asgjë për tu shqetësuar, pasi është një shenjë se trupi funksionon mirë. Por në dallim nga meshkujt femrat kanë më shumë mundësi që të përjetojnë makthe gjatë natës, shkruan noa.al.

Nuk mund të bërtitet për ndihmë gjatë kohës që përjetohet një gjendje ankthi– Kur në ëndërr përjetohet një gjendje ankthi dhe frike, bërtitja është e pamundur gjatë kohës që shihet ëndrra. Arsyeja është e thjeshtë: gjatë fazës Rem, muskujt e vullnetshëm janë të paralizuar dhe ndonëse dëshirojmë të kemi ndonjë reagim, trupi qëndron pa lëvizur.

Çrregullimi prej makthit- Çrregullimi prej makthit është i përhapur shumë. Njerëzit që vuajnë nga ky problem zgjohen shpesh gjatë natës dhe kujtojnë çdo makth në detajet më të vogla dhe kjo gjë mund të shkaktojë problem edhe në jetën reale.

Dikush nuhat aroma teksa fle– Edhe pse mund të duket absurde, disa persona arrijnë që të nuhasin aroma teksa flenë. Por ajo që është e paqartë është nëse bëhet fjalë për një ndjesi, apo për një kujtim të realitetit.

Disa persona shohin ëndrra vetëm bardhë e zi- 12% e personave shohin ëndrra vetëm bardhë e zi. Kjo gjë është veçanërisht e përhapur tek personat më të rinj se 25 vjeç dhe më të mëdhenj se 55 vjeç. /a.y/noa.al