Transmetuar më 06-12-2017, 13:35

Një person ka terrorizuar banorët duke hapur zjarr në ajër. Ngjarja është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një fshat të Hasit.

Ylber Bera, 32 vjeç, banues në fshatin Gajrep, Has, herët në mëngjes ende pa zbardhur e mërkura, të qytetit Krumë ka qëlluar në ajër, me armë zjarri pistoletë.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua arma zjarrit tip pistoletë, dy krehëra fishekësh, njeri me 5 fishekë dhe 6 copë gëzhoja.

Pas denoncimit të bërë nga banorët e shqetësuar, policia u vu në veprim duke identifikuar të dyshuarin.

32-vjeçari Bera u vu në prangat e policisë nën akuzën e veprave penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”. /a.y/noa.al

Foto ilustruese