Transmetuar më 06-12-2017, 10:05

Mikel Ruffinelli u shfaq në dokumentarin TLC për fundshpinën më të madhe në botë dhe tha: “Unë kam këtë madhësi dhe jam e lumtur, më mirë kështu se sa e dobët dhe të jem e pakënaqur”.

Një grua që mban rekordin e të paturit e një fundshpine 2.4 metra, thotë se “burrat nuk i pëlqejnë vajzat e dobëta” dhe ajo është e lumtur që ka këtë trup.

Burri i saj, Reggie, e pëlqen madhësinë gruas së tij në dhe pajtohet me shakanë e saj duke thënë: “Unë u them njerëzve gjatë gjithë kohës. Unë kam një licencë për të punuar me pajisje të rënda”.

Ajo peshon 190 kilogramë edhe pse në ditë nuk konsumon më shumë se 3 mijë kalori nga 2 mijë që është kuota ditore e këshillueshme për linja të rregullta fizike.

Nënë e katër fëmijëve, Mikel sikurse raporton noa.al, nisi të merrte mbipeshë kur ishte vetëm 22 vjeçe. Më herët ajo ishte në hapat e parë të afirmimit në botën e modës.

U përpoq herë pas here me dieta nga më të ndryshmet që të dobësohej por nuk ia ka dalë deri tani. /b.l/noa.al/