Transmetuar më 06-12-2017, 09:49

Ish- deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Ndocaj i njohur ndryshe si kaubojsi është irrituar me kryeministrin Edi Rama.

Gjithçka ka ardhur pas një vizite të Ndocaj që ka kryer në një nga spitalet e vendit.

Ndocaj ka publikuar disa pamje nga një spital ku gjendja është tejet e amortizuar dhe dyshekët e spitalit janë të vjetër.

Ish- deputeti socialist shprehet se në këto ditë të ftohta spitalet vuajnë dhe mungesën e ngrohjes.

"Ma mir me shkue te Kisha e Shna Nojt në Laq se sa spitaleve demek falas të Ramës Tapsixhiut dhe timonjerit", shkruan Nocaj. /b.l/noa.al/