Transmetuar më 06-12-2017, 08:16

Aktorja e humorit, Rudina Dembacaj ka prezantuar për herë të parë vajzën e saj, Viktoria. E vogla mbush një vjeç dhe moderatorja e programit , “Mos i fol shoferit”, ka zgjedhur t’i bëj asaj këtë dhuratë për ditëlindje.

Dhjetori ishte sigurisht muaji më i përshtatshëm. Muaji i festave, por dhe muaji i Viktorias e cila është lindur në 28 të vitit të kaluar. Ndërkaq jashtë mureve të maternitetit njerëzit përgatiteshin për festën e Vitit të Ri... 

"Dolëm nga materniteti në datë 31 dhjetor. Më kujtohet që qëndruam atë ditë në një bar, unë, Viktoria, Aleksi, mami dhe tezja që ishte me ne dhe kaq për sa i përket Vitit të Ri. Aleksi me siguri duhet të më ketë bërë ndonjë dhuratë, por nuk më kujtohet", rrëfen Rudina. 

Viki nuk grindet asnjëherë kot. Edhe me ushqimin është e mbarë, ha gjithçka, si Rudina dikur...E po diku do t'i ngjante së ëmës! Kështu, me të mbyllur punët, do të bëjnë gati valixhet, do të vendosin aty edhe dhuratat përkatëse, që tani është herët për t'i thënë dhe do të nisen. 

Ka qenë një vit, me ndodhi e ndjenja shumë të përziera për Rudinën. Megjithatë, mbi të gjitha është viti i parë i saj me Viktorian dhe për këtë arsye, "është viti më i bukur i jetës" deri tani.

Në Disney Land, që këtë dhjetor do të ketë edhe më shumë aktivitete sepse parku i madh i lojërave mbush 25 vjet nga krijimi, do të shkojnë për Viktorian, vajzën që Rudina donte t'i vinte një emër mbretëror, por me siguri më të gëzuarit do të jenë ata.

Dhe jo për lojërat, dritat, atmosferën, por për mbretëreshën e tyre! Revista Class sjellë fotot ekskluzive të familjes së saj të bukur.