Transmetuar më 05-12-2017, 22:02

Një person rreth moshës 64-vjeçare ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të marra nga kafshimi i qenit të tij, mëngjesin e së shtunës, në Gjakovë.

Një dëshmitare, bashkë me djalin e saj, e kishte parë në gjendje kritike 64-vjeçarin A.B, nga qyteti i Gjakovës.

Burri, rreth orës 7:00 të mëngjesit të së shtunës ,ishte kafshuar për vdekje nga qeni i tij në oborrin e shtëpisë.

Si pasojë e lëndimeve të marra në gjymtyrë dhe pjesë të tjera të trupit, si dhe gjakderdhjes së madhe, 64-vjeçari ka ndërruar jetë në emergjencën e spitalit rajonal në Gjakovë. /k.k/noa.al/

Foto ilustruese