Transmetuar më 05-12-2017, 20:14

Rusia nuk do të jetë pjesë e Lojërave Olimpike Dimërore, që do të mbahen në Piongçang.

Përjashtimi i këtij shteti është bërë nga Komiteti Ndërkombëtar Olimpik.

Pas një hetimi për përdorim të dopingut në lojërat e 2014-s, të mbajtura në Soçi të Rusisë, presidenti i Komitetit, Tomas Bah e dha njoftimin këtë të martë në Lozanë.

Bordi drejtues ka arritur në këtë vendim pasi lexoi rekomandimet e hetimit 17 mujor.

Komiteti Olimpik i Rusisë është përjashtur nga Lojërat Dimërore që do të mbahen në Korenë e Jugut, por atletët rus, të cilët e provojnë se janë të pastër nga ana e dopingut, ftohen të marrin pjesë nën një flamur neutral. /k.k/noa.al/