Transmetuar më 05-12-2017, 17:43

Dy vëllezër binjakë bën të pamundurën për ti ngjarë aktorit të tyre të preferuar Brad Pitt, duke shpenzuar plot 15 mijë dollarë ndërhyrje estetike.

Matt dhe Mike Schlepp dy të rinj amerikanë, morën pjesë në transmetimin televiziv të MTV, “I want A Famous Face”, për ti ngjarë sa më shumë idhullit të tyre.

Mike iu nënshtrua një ndërhyrje në hundë, përveçse vendosi proteza në faqe dhe mjekër.

Për Matt ishte mjaftueshëm bërja e hundës dhe një impianti në mjekër. Ata kanë vendosur plot 41 impiante për ti ngjarë Brad.

Matt tha gjatë show-t, “Do e bëja dhjetë herë. Më ndihmoi për të pasur më shumë vajza. Pësova një ndryshim drastik. Nëse kjo gjë nuk të bën të ndihesh mirë, atëherë çfarë mund të jetë tjetër?”

Ndërkohë Mike tha se “Nuk e kam menduar kurrë se do isha kaq i lumtur sa jam tani. Ndihem në majë të botës”. /a.y/noa.al