Transmetuar më 05-12-2017, 14:47

Mjekët e Urgjencës në Qendrën Shëndetësore Universitare Tiranë, kanë dhënë dorëheqjen.

Ata i kanë dërguar një letër Kryeministrit Edi Rama, ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Presidentit Ilir Meta, ku ankohen për kushtet e punës dhe mbingarkesës me të sëmurë.

Në letër thuhet se ka mungesë vendesh në pavionët e tjera dhe shërbimet e tjera nuk zbatojnë urdhrat.

“Tërhiqemi nga pozicioni i punës. Nuk ka kushte pune për stafin mjekësor dhe ka mbingarkesë me të sëmurë të shtruar. Ka mungesë vendesh në pavianët e tjera dhe Shërbimet e tjera nuk zbatojnë urdhrat. Po paralajmërojmë sipas kodit të punës 30 ditë përpara”, thuhet në letër.

Mes mjekëve që kanë firmosur për dorëheqjen janë Petrit Vargu, Eqrem Hasani, Elton Çalliku, Etionema Braçaj, Petrit Gjorgji dhe Besnik Koçia. /a.y/noa.al