Transmetuar më 05-12-2017, 14:11

Balerini i njohur Esdalin Goralini dhe bashkëshortja e tij Ola Hasani në tetor të këtij viti janë bërë prindër për herë të dytë duke u shtuar me një djalë.

Ata janë gjithashtu prindër të një vajze e cila quhet Olesia dhe këtë vit frekuenton klasën e parë.

Së fundmi Esdalini ka postuar një foto me të birin, duke treguar qartë se sa i lumtur është për ardhjen e tij në jetë.

Madje ai na ka zbuluar edhe emrin super të veçantë të së voglit, i cili është formuar nga gërmat  e para të shkronjave të prindërve.

Oen quhet djali siç shkruan Esdalini bashkë me duart, simbol falënderimi për këtë bekim të madh në familje.

Edhe emri i vajzës është një bashkim shumë elegant i shkronjave të para të emrave të tyre, Ola dhe Esdalin. /b.l/noa.al/