Transmetuar më 05-12-2017, 13:43

Të diplomuar por edhe me profesion. Shumë të papunë, por edhe disa profesionistë të kualifikuar që duan të bëjnë karrierë. Më shumë se një mijë persona, djem dhe burra në moshë të mesme, gjatë 48 orëve të fundit kanë dërguar në kompaninë italiane “Antonio Carraro” të Campodarsego, kandidaturën e tyre.

Të shtunë dhe të diel, sajti i kompanisë që ndodhet në Alta Padovana të Italisë, eksperte në prodhimin e traktorëve për agrikulturë, u pushtua nga një valë CV, që nga Shqipëria e deri në Siçili.

Ndërkohë mëngjesin e së hënës me dhjetëra persona u paraqitën vetë pranë kangjellave për të dorëzuar CV-të dorazi.

Është ky efekti i apelit të bërë javën e kaluar nga kompania “Antonio Carraro”, e cila numëron 380 punonjës.

“Plani ynë 3-vjeçar parashikon një përhapje të madhe dhe synojmë të punësojmë 70 persona në dy vite, por nuk po gjejmë profilet e duhura”, thuhej në njoftim, shkruan noa.al.

Liliana Carraro, përgjegjëse e marrëdhënieve me publiku, konfirmon se kompania kërkon një sërë figurash profesionale, që nga punëtorët tek inxhinierët, ku paga më e ulët do jetë 1590 euro në muaj. Ndërkohë kjo shumë do të jetë katërfish më e lartë, për pozicionet me më shumë përgjegjësi. /a.y/noa.al