Transmetuar më 05-12-2017, 13:03

Veprime vërtet të pajustifikushme mund të të cilësohen ato të një burri i cili pasi ka hyrë në një dyqan të në kompanie interneti ka shkatërruar gjithçka përqark.

Me një sëpatë në dorë ai  ka kërcënuar fillimisht punonjësin, ndërsa më pas i ka kërkuar atij të dalë jashtë ambientit dhe ka nisur dhe ka shkatërruar gjithë pajisjet që ndodheshin brenda zyrës.

Videoja e postuar në faqen e Olti Currit, tregon gjithë skenën e tmerrshme që ka ndodhur brenda pak minutave dhe që është filmuar nga kamerat e sigurisë brenda ambientit.

Nuk dihen arsyet pse ka reaguar në atë mënyrë ky person ndaj këtij dyqani, por nga ajo që shihet edhe në video gjithçka përfundon e shkatërruar. 

Me siguri që ai ndoshta do të jetë ndonjë klient i kësaj kompanie dhe diçka ja ka prishur qejfin sepse nuk ka si të justifikohet veprimi i tij.