Transmetuar më 05-12-2017, 12:43

Ndarja e këngëtares Jonida Maliqi nga i shoqi pas 17 vitesh martesë bëri bujë në gjithë mediat rozë.

Por nga ajo martesë ajo ruan kujtimin më të bukur, të birin Dan. Deri më sot ajo nuk kishte folur asnjëherë për ndarjen.

E ftuar sot në “Top Albania Radio”, ndërsa bashkëprezantonte me moderatoren Dojna Mema, këngëtarja foli për shumë tema, madje edhe për çështjen e divorcit.

Së pari ajo falënderoi mediat që nuk e kanë ngacmuar për këtë temë delikate.

“Në momentin që pretendon të nisësh një marrëdhënie pritet jo që të përfundojë, por t’i shkosh deri në fund. Rasti im nuk ishte i tillë, jeta kështu është. Nuk kam dhënë detaje rreth kësaj çështjeje ashtu sikurse nuk kam dhënë detaje kur kam qenë e lumtur, sepse jo më kot jeta ime personale më përket vetëm mua”, deklaroi Jonida.

Ajo tha se gjithë vëmendja e saj tashmë i kushtohet vetëm të birit. /a.y/noa.al