Transmetuar më 05-12-2017, 11:29

Nuk ka gjë më të bukur sesa kur çifti i preferuar i showbiz-it rikthehen përsëri bashkë – kjo është edhe arsyeja pse e gjithë bota është entuziazmuar pas lajmit se Selena Gomez dhe Justin Bieber janë rikthyer sërish bashkë muajin e kaluar.

Ndarja e tyre u konfirmua dy vjet më parë, në vitin 2015, por kohët e fundit u rilidhën dhe nuk e kanë pasur fare problem edhe ta pranojnë hapur rikthimin në krahët e njëri-tjetrit. 

Po flasim për Selena Gomez e cila në fakt është treguar gjithmonë e gatshme për t’u rikthyer me Justin Bieber në të shkuarën.

Më në fund ajo ka zbuluar edhe arsyen pse mori këtë hap dhe pse i dha një shans të dytë kësaj marrëdhënieje.

Kur e pyetën se çfarë e bëri të rikthehej sërish në krahët e Bieber, Gomez tha se ajo kurrë nuk e kishte ndalur interesin për këngëtarin e "Sorry".

"Unë jam 25 vjeç, nuk jam as 18, as 19, as 20. Dua të jem pranë njerëzve që kanë pasur një ndikim të madh në jetën time. Pra, ndoshta më parë, mund të kem qenë e detyruar të bëja diçka që, në thelb, nuk ishte e drejtë. Mendoj se një përfaqësim i vërtetë i dashurisë është përtej vetes. 

Diçka për të cilën jam shumë krenare është fakti që mes meje dhe ish- të dashurit The Weeknd ka një miqësi të vërtetë”, – tha Gomez për Billboard, që e zgjodhi Selena-n edhe Gruaja e Vitit 2017. /b.l/noa.al/