Transmetuar më 05-12-2017, 07:53

Duket se ajo nuk mund të rrijë më larg bashkëshortit të saj. Po flasim për Vesa Lumën e cila me sa duket ka vendosur të zhvendoset në SHBA, aty ku prej kohësh ndodhet Big Basta.

Në një postim në “Instastory” Vesa ka shkruar se do e marrë malli për borën në qytetin e saj, Prishtinë.

Pak kohë më parë ajo u shpreh se do të bënin atë që do të ishte më e mira për djalin e tyre dhe kjo mesa duket është zhvendosja në SHBA.

Kohët e fundit në shtypin rozë është përfolur për një ndarje të mundshme për shkak të largësisë pasi Big Basta ndodhet prej disa muajsh në Amerikë, ndërsa Vesa me djalin e vogël qëndrojnë në Shqipëri, por vendimi që ka marrë së fundmi këngëtarja hedh poshtë çdo thashethem.

Vajza simpatike e dalë nga shkolla e “Etheve të së premtes mbrëma” dhe djali çapkën i muzikës rrep dhe Rn'B, kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë 12 shtatorin e 2015-ës, për t’u bërë më pas prindër të një djali, Lianit. /b.l/noa.al/