Transmetuar më 04-12-2017, 21:04

Këto pamje shokuese tregojnë një çift që ka humbur ndjenjat pasi kanë marrë një drogë shumë të fortë.

Këto foto vijnë në një kohë kur SHBA është përfshirë nga një epidemi e drogave të forta, të njohura edhe si opioidët.

Fotot janë bërë në Ohajo, një shtet që ka njohur rritje të ndjeshme të përdorimit të drogave sintetike- 50 herë më të forta se heroina dhe 10 mijë herë më të fuqishme se morfina.

Këto drogëra prodhohen në laboratorë kinezë ose meksikanë dhe kanë përmbytur tregun.

Përgjegjësi i morgut, Kent Harshbarger thotë se ata janë të mbushur plot me viktima të drogave.

Presidenti Donald Trump e ka cilësuar këtë një emergjencë kombëtare. /k.k/noa.al/