Transmetuar më 04-12-2017, 20:40

Një nënë nuk mundi t’i besonte syve kur zbuloi një bunker sekret të Luftës së Dytë Botërore në bahçen e shtëpisë.Lisa Camps u vendos në shtëpinë e saj të re disa javë më parë dhe u bë kurioze nga një hapësirë të mjaftueshme për t’u futur një person, e cila nuk ishte e mbuluar.Pasi u konsultua me banorë të zonës, Lisa vendosi që ta hapte këtë shteg sekret.

Ajo gjeti një hapësirë masive të mbushur me rrënoja, për të cilën ekspertët thonë se mund të shtrihet edhe më tej nën dhe.Bahçja e Lisës në Mitcheldean, Gloucs, ndodhet në një zonë ku dikur ishte e vendosur kompania Britanike e Filmave Akustikë, e larguar nga Londra në vitin 1941 për t’iu shmangur luftës.

Historianët dyshojnë se kjo strehë nëntokësore mund të ketë qenë e punëtorëve, ndaj dhe është më e madhe sesa një strehë e ndërtuar për një familje.Teori të tjera sugjerojnë se bunkeri mund të jetë përdorur nga Home Guard, njësi e ushtrisë britanike gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe dikur mund të ketë qenë e mbushur me vullnetarë të cilët do të shërbenin si muri i fundit i mbrojtjes së Britanisë. /k.k/noa.al/