Transmetuar më 04-12-2017, 20:26

Aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj dhe bashkëshorti i saj Aleksi, ishin të ftuar gjatë pasdites së sotme në studion e “Rudina”, në Tv Klan.

Ata rrëfyen “pa dorashka” historinë e tyre të dashurisë.

Rudina ka rrëfyer hapur se ka qenë ajo që i ka kërkuar Aleksit të flenë bashkë pas një takimi 5 orësh në një kafene.

“Unë kisha thjesht një problem normal tek klientja ime, të cilën e kishte lënë makina. Erdhi dikush dhe më tha që i ishte prishur makina. Unë mbarova punën time dhe i thash mirupafshim. Disa ditë më vonë e ftova për kafe dhe aty filluan takimet”, tha bashkëshorti i aktores Aleksi.

Dembacaj tha po ashtu se Aleksi i kishte bërë përshtypje për shkak të qetësisë që kishte dhe indiferencës ndaj saj.

“Një ditë unë po ecja shumë shpejt me makinë dhe Aleksi më mori në telefon dhe më tha mos ec shpejt se do na shtypësh. Ne u takuam dhe s’po flisnim asgjë. Dhe unë i thash a do vish tek shpia ime? Dhe i thash vetëm sonte ama, nesër mos më mer në telefon se nuk jam për lidhje të gjata. Dhe pasi erdhi nuk iku më kurrë”, tha Dembacaj./a.k/noa.al/