Transmetuar më 04-12-2017, 17:41

Nuk i besoi postës së zakonshme për një dorëzim kaq të rëndësishëm, kështu që ia dorëzoi direkt mbretit të ardhshëm të Anglisë, thënë ndryshe princit William, letrën që i dërgoi Babagjyshit.

Gjatë një vizite zyrtare në Finlandë të mbajtur këtë fundjavë, princi William i Anglisë, takoi Santa Klaus dhe çoi në fund misionin e ngarkuar nga i biri George.

Në letrën që mbante vulën e pallatit mbretëror “Kensington Palace”, kërkoi vetëm një dhuratë: një makinë policie.

Por nuk specifikoi nëse preferonte një makinë lodër apo një të vërtetë.

Momentalisht prindërit e tij, Kate dhe William kanë përshpejtuar vetëm një detaj: gjatë vitit që po lëmë pas, vogëlushi është sjellë shumë mirë dhe me gjasë do i plotësohet dhurata. /a.y/noa.al