Transmetuar më 04-12-2017, 17:11

Kishte diçka në pamjen e tij që i ngjallte kuriozitet, por as nuk i shkoi ndërmend se pas atij endacaku, fshihej i vëllai. Është kjo historia e Roy Aspinall 36 vjeç, një veteran i ushtrisë angleze nga Wgan, Greater Manchester, i cili pasi mori pjesë në një aktivitet përkujtimor, takoi një endacak të cilit i ofroi një cigare.

Diçka, ndoshta instinkti, e shtyu që të pyesë më shumë rreth tij. Kështu ai zbuloi se endacaku ishte 28-vjeçari Billy White… vëllai i tij. Kishin kaluar 28 vjet që kur ishin parë për herë të fundit.

“Roy nisi të më bëjë një lloj pyetësori lidhur me familjen time, nënën dhe motrën. Dhe më pas më tha: ‘Jam vëllai yt’. Në fillim nuk i besova. Por kur kuptova se ishte gjithçka e vërtetë, nuk munda që ti mbajë lotët. Jam ende nën shok. Mami më ka folur gjithmonë rreth tij”, tha White për Bbbc.

Aspinall e hoqi vëllanë nga rruga dhe e mori në shtëpinë e tij ku dhe jetojnë bashkë.

“Është sikur të mos ishim ndarë kurrë. Që kur e takova, jeta ime ndryshoi. Ai kujdeset për mua, tamam si vëllai i madh”, tregon Billy, shkruan noa.al.

Roy dhe Billy janë fëmijë të së njëjtës nënë, por për probleme familjare, jetët e tyre morën drejtime të ndryshme: Roy u rrit nga halla dhe Billy me nënën, deri kur iu besua shërbimeve sociale.

Aspinall thotë se ka vetëm një kujtim nga i vëllai, kur Billy ishte shumë i vogël dhe të dy u takuan në shtëpinë e një të afërmi.

Tashmë dy vëllezërit kanë shumë për të folur me njeri tjetrin, duke rifituar kohën e humbur. /a.y/noa.al