Transmetuar më 04-12-2017, 16:57

Ministria e Arsimit ka publikuar datat se kur do të rinisë mësimi në disa prej zonave të prekura nga përmbytjet, të cilat për rrjedhojë sollën edhe ndërprerjen e procesit mësimor.

Sipas njoftimit të MAS, procesi mësimor rinis ditën e martë, 5 dhjetor në disa shkolla dhe në disa të tjera në datë 6 dhjetor.

Kështu konkretisht do të rinisë më datë 05.12.2017 procesin mësimor këto shkolla:

– Shkolla 9-vjecare Gjysylkane (Pezë, TIRANË QARK) – Kopshti Ndroq (Ndroq, TIRANË QARK) – Shkolla Dritas (Nj. Adm. Zall Herr, TIRANË QARK) – Shkolla Niko Hoxha (Valias, TIRANË QARK) – Xhevit Fetahu (Levan, FIER) – Bocove (Levan, FIER) – Pishe (Levan, FIER) – Cikli i Ulet Çerven (Frakull, FIER) – Cikli i Ulet Kashisht (Frakull, FIER) – Kafil Malaj (Bishan, Novoselë, VLORË) – Loni Mone (Poro, Njësia Novoselë, VLORË) – Qeriba Derri (Bashaj, Njësia Brataj, Bashkia Selenicë, VLORË) – Sadik Zotaj (Ramicë, Njësia Brataj, Bashkia Selenicë, VLORË)

Ndërsa ditën e mërkurë, datë 06.12.2017 do të rifillojë procesi mësimor në shkollat:

– Thoma Sema (Levan, FIER) – Rakip Kryeziu (Bashkia Fier, FIER) – Ismail Qemali (Fitore, Novoselë, VLORË)

Ndërkohë MAS ka publikuar edhe listën e shkollave, në të cilat po punohet për rikthkhimin e normalitetit dhe procesit mësimor. (e.c/noa.al)