Transmetuar më 04-12-2017, 15:09

Ndërsa jugu i vendit vijon të luftojë mes ujit për shkak të përmbytjeve, në veri problem është bërë dëbora.

Fshati Theth është mbuluar nga mbi 50 centimetër dëborë, duke bërë që rrugët të bllokohen, ndërkohë që mungon energjia elektrike.

Deputeti demokrat i Shkodrës, Bardh Spahia, publikon video-mesazhin e një banori të Thethit i cili kërkon ndihmë.

Ai thotë se “Rrugët janë bllokuar, ktheni kokën nga ne. Gjendjen e kemi shumë keq. Pa drita, pa rrugë, pa shërbim mjekësor, pa asnjë gjë vetëm me forcat tona”.

Banori kërkon ndihmë dhe thotë se situata është e vështirë. /a.y/noa.al