Transmetuar më 04-12-2017, 14:15

Një vdekje e trishtë ka ndodhur në Kuçovë, ku një burrë i ka dhënë fund jetës tragjikisht.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Perondi, këtë të diel, në Kuçovë.

Më konkretisht mbrëmjen e djeshme, policia është njoftuar me anë të një telefonate, se një person është gjetur i varur.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor si dhe eksperti mjeko-ligjor, ku ka rezultuar se Hatem A., 67 vjeç, dyshohet se është vetëvarur në kasollen pranë banesës së tij.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër.

Noa.al mëson se akti i rëndë dyshohet të jetë kryer në gjendje të rënduar psikologjike, për shkak të një fatkeqësie që i ndjeri kishte kaluar para disa muajsh.

Më konkretisht viktima, para tetë muajsh kishte humbur të shoqen, e cila ishte ndarë nga jeta.

Paraprakisht bazuar edhe në dëshmitë e familjarëve 67-vjeçari nuk e kishte pranuar dot humbjen e së shoqes, duke u mbyllur në vete, çka dyshohet se e ka shtyrë drejt aktit fatal.

Trupi i pa jetë i tij është gjetur nga familjarët, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /a.y/noa.al