Transmetuar më 04-12-2017, 14:00
Publicitet

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit jep parashikimin e motit për ditën e sotme dhe për të martën, lidhur me përmbytjet.

Nga llogaritjet e fundit hidrologjike të IGJEUM, rezulton se, do të ulet ndjeshëm rreziku nga përmbytja e lumenjve në të gjithë territorin.

IGJEUM parashikon që prurjet e lumenjve, do të kthehen në nivele normale për stinën dhe nuk janë të rrezikshme për përmbytje.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të jepet njoftim për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

Pasditen e sotme reshjet do të vazhdojnë, por në zona më të kufizuara. Intensiteti i tyre do të jetë i dobët në shumicën e rasteve, por në disa raste ato do të jenë intensive shoqëruar me shtrëngata, kryesisht në qarqet e veriut dhe të qendrës, me kohëzgjatje të shkurtër.

Reshjet do të jenë në formë dëbore në zonat malore, kryesisht në veri dhe lindje të vendit.

Gjatë ditës së nesërme, e martë, nuk priten reshje siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark. Image may contain: text

Sa i takon temperaturave, gjatë ditës së nesërme, e martë, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 4 °C-11 °C

në vendet e ulëta: 2 °C- 9 °C

në vendet malore: -6 °C- 5 °C.

Sa i takon erës sot pasdite do të fryjë e lehtë, ndërsa gjatë ditës së nesërme, e martë, do të forcohet dhe në bregdet do të arrijë deri mesatare. /a.y/noa.al No automatic alt text available.

Loading...