Transmetuar më 04-12-2017, 11:11

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar përvjetorin e 105 të themelimit të Forcave të Armatosura.

Duke publikuar një fotografi me disa ushtarë në Facebook, ai shkruan, “Në këtë ditë që shënon edhe 105 vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, u urojmë me mirënjohje për gjithçka kanë bërë, gjithnjë dhe edhe në këto ditë e netë sprove të madhe, vajzave e djemve, grave e burrave, të cilët i kanë dhënë lavdi e nder misionit atdhetar të ushtrisë sonë”.

Edhe Presidenti Ilir Meta ka përcjellë një mesazh të veçantë më rastin e 105 vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Teksa vlerëson punën dhe përkushtimin e ushtarakëve, sakrificat e tyre dhe të familjeve, angazhimin në krye të detyrës brenda dhe jashtë vendit, Meta i bën apel Kuvendit dhe qeverisë t’i trajtojë ata me kujdes në rritje.

“Ky moment historik më nxit, gjithashtu që të inkurajoj kuvendin e Shqipërisë, qeverinë dhe gjithë aktorët tjerë në vend që të vlerësojnë dhe trajtojnë me kujdes në rritje ushtarakët shqiptarë”, shprehet ndër të tjera Meta. /a.y/noa.al