Transmetuar më 04-12-2017, 10:02
Publicitet

Një ditë e zezë për futbollin ajo e djeshmja. Ish- futbollisti i Laçit Kujtim Dauti është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme në moshën 52- vjeçare.

Sulmuesi i viteve ‘90 të skuadrës së Kurbinit ndodhej në Greqi, ndërsa paraditen e djeshme nuk arriti të përballonte dot një atak kardiak duke gjetur edhe vdekjen.

Humbje e madhe për familjen, miqtë, ish-kolegët, Laçin dhe futbollin në tërësi. Trupi i 52 vjeçarit pritet të përcillet për në banesën e fundit në qytetin e tij të lindjes në Laç.

Dy ditë më parë u nda nga jeta edhe ish-futbollisti i Besës së Kavajës, Esat Gjoci. Ai ka luajtur gjatë viteve ‘60, ndërsa ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë. /b.l/noa.al/

Loading...