Transmetuar më 03-12-2017, 19:29

Shuhet ish-futbollisti shqiptar i Besës së Kavajës Esat Gjoci.

Futbollisti i cili ka luajtur gjatë viteve 60’, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme pas një sëmundjeje të rëndë.

Gjoci ishte një nga futbollistët më të mirë të asaj që në historinë e futbollit shqiptar njihet si “Besa e madhe” që pretendoi disa herë për t’u shpallur kampione.

Esat Gjoci është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare dhe prej vitesh mbante dhe titullin “Mjeshtër Sporti”.

Lajmi për largimin nga jeta të Esat Gjocit, njoftohet nga mediat lokale në Kavajë.