Transmetuar më 03-12-2017, 17:57

Romela Begaj arriti një rezultat historik në kampionatin botëror të peshëngritjes, që po zhvillohet këto ditë në Amerikë.

Shqiptarja mori medaljen e arit në stilin e shkëputjes, dhe në dygarësh doli e dyta në renditje, duke u shpallur nënakmpione e botës.

Kjo ishte arritja më e mirë për të, në një botëror, por gjithashtu edhe një rezultat historik për peshëngritjen shqiptare në përgjithësi.

Siç raporton Panorama Sport, krahas medaljeve, me ligjin e ri shqiptar për sportin, për Romela Begën tashmë do të vijnë edhe paratë.

Shtangistja do të shpërblehet me 100 milionë lekë të vjetra, për medaljen e marrë në Amerikë.