Transmetuar më 03-12-2017, 17:04

Talenti shqiptar Fiorin Durmishaj ka qenë protagonist në takimin që skuadra e tij Panionios fitoi me rezultatin 1-0 përballë skuadrës së njohur, Panathinaikos.

Durmishaj shënoi golin e fitores në transfertë duke i dhënë skuadrës së tij 3 pikë me vlerë.

Goli erdhi nga këmbët e talentit shqiptar në minutën e 73’.

Ai shënoi pas një aksioni mjaft të bukur.

Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 13-të në superligën greke.

Edhe pse hyri si zëvendësues në minutën e 61’, Durmishaj nxorri në pah talentin e tij.

Ai është pjesë e grupmoshave U-21 TË Kombëtares shqiptare.

Më poshte keni golin e tij./a.k/noa.al/