Transmetuar më 02-12-2017, 21:42
Publicitet

Skuadra azere, Qarabag ka humbur një copë shumë të çmueshme të saj në repartin e mbrojtjes.

Kundër Romës, në ndeshjen e fundit të vlefshme për fazën e grupeve të UEFA Champions League, te skuadra e Qarabag do të mungojë kapitenti i kombëtares së Shqipërisë, Ansi Agolli.

Sipas Telesport, mbrojtësi i majtë u detyrua të lërë fushën e lojës në ndeshjen ndaj Neftchi në minutën e 75’ për shkak të një problemi muskulor. Ishte pikërisht trajneri i ekipit azer, Gurbanov ai që konfirmoi mungesën e shqiptarit në ndeshjen e të martës që do të luhet në kryeqytetin italian, Romë.

“Nuk do të jetë në ndeshjen kundër Romës. Praktikisht viti 2017 përfundoi këtu për Agollin. Sipas të gjitha gjasave, të martën do të luajë Yunuszade në qendër të mbrojtjes”, deklaroi trajneri i Qarabag. Skuadra nga Azerbajxhan, pas pesë ndeshjeve të zhvilluara, renditet në vendin e fundit të klasifikimit të grupit, me vetëm 2 pikë, ndërkohë që me një ndeshje nga përfundimi i fazës së grupeve, Roma e vendit të dytë kualifikohet për më tej me një fitore.

Loading...