Transmetuar më 02-12-2017, 18:42

Nga Spartak Ngjela

Përmbytja do të rreshtet sot; por dëmet janë në të mbjella dhe banesa.

Ato janë shumë të mëdha, dhe shqipëtarët me kushtetutë kanë të drejtën e kompesimit nga qeveria e tyre, për dëmet që u janë shkaktuar nga kjo përmbytje.

Ndërsa, në këtë kohë, qeveria Rama është pa para.

E kompenson dot popullin e varfër kjo qeveri pa para?

Kurrë. Do të dëgjoni vetëm gënjeshtra nga një kryeministër që është i çalë nga mendja dhe gënjeshtar.

Vjedhësit e grabitën shqiptarin me portofolin e ministrit, drejtorit dhe kryeministrit, por, tani që nuk kanë çfarë t'i japin; përse rrinë ende në pushtet?

Ku i ka paratë e emergjencës për dëmet natyrorë qeveria Rama?

Nuk ka para!

Atëherë pse rri në drejtim?

Shqiptarët janë në hall të madh: ata kanë në krye një lolo- kryeministër të korruptuar që e ka bllokuar Perëndimi se nuk po bën Reformën në Drejtësi .

Prapë do ta bllokojnë.

Po, përse e do pushtetin pa para ky lolo që po i lodh shqiptarët deri në ekstem?

Vetëm për sëmundjen e tij.

E shihni si është fryrë në fytyrë?

Nga ligësia e ka.

Duhet të ikë urgjent.

Ose të gjejë paratë për të kompensuar dëmet e shqiptarëve nga përmbytja, ose Edi Rama të ikë një orë e më parë; që të vijë në drejtim kryeministri që do Uashingtoni dhe Berlini në formimin e qeverisë antikorrupsion.

Shqiptarët janë në emrgjencën e një fatkeqësie të madhe natyrore. Ata duan ndihma; por këto nuk mund t'i jepen Ramës.

Atëherë duhet të ikë Rama; dhe jo të vuajnë shqiptarët për një kryeministër parazit.

Rama duhet të ikë; sepse nuk e pranon koha. Ai e ka kohën kundër tij.

Nëse mendon se me gënjeshtra fëminore dhe kokëngjeshje, nuk ikën, ta dijë mirë, se do të përfundojë shumë keq./a.k/noa.al/

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al