Transmetuar më 01-12-2017, 16:24

Ky është horoskopi për ditën e shtunë, 2 dhjetor 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, financat dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Atmosfera në çift do jetë shumë e përshtatshme sot për të marrë vendime të rëndësishme. Do i dëgjoni me kujdes ato që do ju thotë zemra dhe ato që do ju thotë partneri/ja. Beqarët do jenë shumë të pavendosur dhe nuk do arrijnë dot të bëjnë një zgjedhje. Në planin financiar duhet të tregoheni shumë struktë.

Demi

Perspektivat janë të mira për këtë dite. Së bashku me partnerin/en tuaj do mendoni të bëni ndonjë çmenduri të vogël, por që do ju bëjë të ndiheni si mbi re. Beqarët do dëshirojnë vetëm të argëtohen, nuk do jene gati për lidhje. Në planin financiar duhet t’i menaxhoni me shumë kujdes të ardhurat.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do keni më shumë nevojë për qëndrueshmëri në jetën tuaj në çift. Flisni me partnerin/en dhe shprehini ato që mendoni. Beqarët do fillojnë të ndiejnë shumë për një person që sapo e kanë njohur. Tregohuni të matur me veprimet. Në planin financiar Venusi do ju ndihmojë t’i kaloni më shpejt vështirësitë.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do ju ndryshojë shumë shpesh humori juve që jeni në një lidhje dhe gjithë inatet do ja nxirrni atij/asaj që keni në krah. Beqarët nga ana tjetër do kenë një ditë më të bukur. Nuk do e gjeni princin e kaltër, por miqtë do ju bëjnë të ndiheni si në ëndërr. Në planin financiar duhet të ecni me rregulla.

Luani

Ditë shumë e qëndrueshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do jeni dakord për gjithçka me atë që keni në krah dhe emocionet do vijnë duke u shumëfishuar. Beqarët do kenë disa takime dhe do gjenden në një udhëkryq pasi nuk do dinë kë të zgjedhin. Financat duhet pasur më në vëmendje se kurrë.

Virgjëresha

Do e lini shumë pas dore partnerin/en tuaj gjatë kësaj dite dhe asgjë nuk do shkojë ashtu si e kishit menduar. Debatet dhe mosmarrëveshjet nuk do mungojnë. Beqarët do dëshpërohen shumë sepse dikush që pëlqejnë nuk do ju kushtojë vëmendje. Në planin financiar do jetë dita e favorshme për të kryer investimet e nevojshme.

Peshorja

Do jeni në dispozicion të partnerit/es gjatë kësaj dite dhe do kaloni momente të mrekullueshme pranë tij. Edhe ai do ju surprizojë herë pas here. Beqarët do dëshirojnë ta shijojnë sa më shumë lirinë e tyre dhe nuk do nguten të dalin nëpër takime. Ekuilibri buxhetor nuk do ketë tronditje.

Akrepi

Kontrollojeni veten tuaj sot nëse jeni në një lidhje sepse po gabuat nuk do ketë më kthim pas. Nga ana tjetër mos u tregoni as shumë idealistë. Beqarët duhet ta lënë më shumë zemrën të flasë. Të ardhurat do kenë shumë pak përmirësime megjithatë kjo mund t’iu ndihmojë të kryeni shpenzimet e dëshiruara.

Shigjetari

Do jeni shumë pasivë në jetën tuaj në çift sot dhe pa dashje do e shtyni partnerin/en në krahët e një tjetre. Mos u qani pastaj për asgjë. Beqarët do jenë magnetike dhe do tërheqin pas vetes shumë persona. Do e kenë ata të drejtën të bëjnë zgjedhjen e duhur. Të ardhurat do përmirësohen ndjeshëm.

Bricjapi

Ata që janë në një lidhje duhet të bëjnë shumë kujdes gjatë kësaj dite. Do jenë të shumtë personat që do mundohen t’iu bëjnë për vete dhe ju do tundoheni. Po e tradhtuat partnerin/en do e shkatërroni me dorën tuaj atë që keni ndërtuar. Beqarët do kenë vetëm mundësi për aventura. Financat do kenë tronditje.

Ujori

Gjatë kësaj dite ka mundësi të mendoni më shumë për punën apo për angazhime të tjera sesa për personin që keni në krah. Kjo do e acarojë atmosferën në çift dhe për disa do ketë përballje të forta. Beqarët nga ana tjetër do jenë më të vendosur se kurrë ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Në planin financiar situata do jetë e qëndrueshme.

Peshqit

Sot priten goxha ndryshime në jetën tuaj në çift. Rutina do marrë fund dhe emocionet do jenë më të mëdha se më përpara. Beqarët do kenë takime të mrekullueshme të cilat nuk do mund t’i anashkalojnë. Jeta e tyre ka gjasa të ndryshoje rrënjësisht. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni rreziqe. /b.l/noa.al/