Transmetuar më 01-12-2017, 15:51

Ndërsa reshjet kanë ulur disi intensitetin gjatë ditës, në disa zona dëmet mbeten të pallogaritshme. Valiasi në bashkinë e Kamzës ishte një prej zonave më të prekura nga përmbytjet.

Dje disa familje u evakuuan nga forcat e ushtrisë, duke i shpëtuar nga rreziku për jetën, por bagëtitë e tyre mbetën në stalla e kasolle.

JOQ ka publikuar një video, teksa një banor nxjerr nga uji delet e qengjat e mbytur.

"Ja 20 copë, buka e cullëve. Ja Edi Rama, ja o shtet. Ja Xhelal Mziu. Xhelali s’ka ardhur hiç fare këtu. Ja ça bëhet", thotë kryefamiljari që tërheq prej këmbësh kafshët e ngordhura.

Ndërsa në sfond dëgjohet zëri i një gruaje e cila qan me ngashërim për shkak të kësaj fatkeqësie që ka prekur familjen e saj.