Transmetuar më 30-11-2017, 11:45

Që Cristiano Ronaldo është një futbollist bukurosh, këtë nuk e mohon askush, as vajzat, por as djemtë. Duket se me të njëjtin sy nuk e ka parë skulptori Emanuel Santos. 

Busti i bërë për nder të CR7, i vendosur në aeroportin që mban emrin e tij në Portugali, ishte e realizuar në një mënyrë shumë amatoreske dhe shumë shpejt u shndërrua në objekt talljeje në internet. 

Por tashmë duket se ylli i futbollit botëror, më në fund është nderuar me një statujë që i ngjan vërtetë.

Busti i ri është zbuluar këtë fundjave në stadiumin “Santiago Bernabeu”, në Madrid, Spanjë. 

Ronaldo dhe fansat e tij të shumtë mund të rrinë të qetë tashmë, pasi kjo figurë simpatike bronzi e krijuar nga skulptori i famshëm spanjoll Antonio Navarro Arteaga do të mishërojë përgjithmonë hijeshinë e Cristiano Ronaldos. /b.l/noa.al/