Transmetuar më 29-11-2017, 21:46
Publicitet

Një sherr i ashpër ka ndodhur mes pjesëtarëve të një familjeje dhe një pronari kioske, në Kili.

Sipas policisë, Yohanna Pinones Itel, 38 vjeç, dhe burri i saj Jorge Huerta, 40 vjeç, kishin filluar sherrin me një pronar të një kioske në Antofagasta.

Pasi ishin larguar, ata ishin kthyer përsëri së bashku me vajzën e tyre 18 vjeçare për t’u ballafaquar me pronarin e kioskës.

Pamjet e filmuara nga një kamer sigurie tregojnë se si gruaja e pronarit së bashku me foshnjën e tyre janë duke qëndruar pranë kioskës, ndërsa në anën tjetër vijon përplasja.

 

Vajza e tyre e kap prej flokësh me gruan e pronarit dhe të tjerët fillojnë të godasin me sende të forta.

Por situata doli nga kontrolli kur njëra nga gratë kapi foshnjën dhe e hodhi në rrugë bashkë me karrocën.

Më pas, pronari i kioskës del me një thikë duke goditur çiftin.

Sipas raportimeve të dy ndërruan jetë në vendin e ngjarjes para se të vinte ndihma e shpejtë dhe policia. /k.k/noa.al/