Transmetuar më 29-11-2017, 20:57

Ai mund të cilësohet si hajduti më pafat i momentit. Dhe të mendosh që vjedhjen e ka kryer në mënyrën e duhur, por jo çdo gjë i ka shkuar siç e kishte menduar.

Ngjarja ka ndodhur në Kaliforni të SHBA-së, ku një person ka vjedhur automjetin luksoz tip "Ferrari",  i cili kushton 340 mijë dollarë.

Automjeti mësohet se ka qenë i parkuar në një nga lagjet e Kalifornisë, dhe personi në fjalë nuk ka hezituar që ta vjedhë.

Por teksa po arratisej nga policia, makinës luksoze i ka mbaruar karburanti. Kjo e detyroi hajdutin t’i drejtohet një pike karburanti.

Dhe si të mos mjaftonte kjo u kujtua që nuk kishte as para në xhep.

Siç shikohet edhe në videon e mëposhtme, hajduti në këtë moment ka nisur t’u kërkojë para kalimtarëve të rastit.

Por aventura e tij mori fund në momentin kur njëri nga kalimtarët njoftoi policinë, e cila prangosi hajdutin. (e.c/noa.al)