Transmetuar më 28-11-2017, 20:10
Publicitet

Një fenomen i rrallë pritet të ndodhë javën e ardhshme, në 3 dhjetor, që njihet si “super Hëna”.

Fenomeni i bukur dhe i rrallë natyror, për herë të fundit ka ndodhur në datën 14 nëntor të vitit 1948.

Ishte astrologu Richard Nolle, i cili në vitin 1979 solli edhe shpjegimin e parë të këtij fenomeni.

Ai tha se ky fenomen është “një hënë e plotë që vjen në këndin më të afët me Tokën”.

Por ka edhe disa pasoja, teksa super Hëna pritet të shkaktojë batica dhe zbatica më të fuqishme, të cilat do të dallohen në vendet bregdetare që lagen nga Oqeani Paqsor dhe Atlantik.

Fenomeni do të përsëritet sërish në 25 nëntor të vitit 2034. /k.k/noa.al/