Transmetuar më 27-11-2017, 22:33

Duket se e ardhmja e tranjerit Gianni de Biasi do të jetë sërish në një kombëtare mjaft të dashur për shqiptarët, atë të Italisë.

Lajmi sensacional po qarkullon në mediat italiane këtë të hënë, menjëherë pas zyrtarizimit të shkarkimit të tij nga stoli i ekipit spanjoll të Alavesit.

Shkak për këto spekulime të mediave italiane u bë fakti se trajneri italian postoi një foto të Kupës së Botës, që la shumë vend për interpretim.

Madje mediat shkojnë me tej dhe lasin për një kalim të dyshes De Biasi-Tramezzani në krye të pankinës së axurrëve.

Megjithatë për të parë diçka konkrete, do të duhet të presim orët në vijim.

Kujtojmë se dyshja e suksesshme ishte arkitektja e arritjeve të kombëtares sonë kuqezi, duke kulmuar me kualifikimin historin në Kampionatin Europian të vitit të shkuar.(e.c/noa.al)