Transmetuar më 27-11-2017, 21:48

Video e mëposhtme tregon momentin kur një mama në panik vrapon e dëshpëruar në një supermarket me fëmijën e pajetë në krahë.

Më pas e tronditur ajo lë fëmijën e saj me 2 të panjohur dhe del jashtë supermarketit.

Klientët e shokuar përpiqen që të zgjojnë vogëlushen pa ndjenja.

Papritur një person vjen me vrap në dyqan.

Ai është babai i vogëlushes i cili sapo është informuar mbi gjendjen e së bijës, e cila nuk merr frymë.

Ai është krejtësisht në panik dhe nuk e mban vendi.

Mamaja e së voglës nuk e duron dot skenën dhe vijon të qendrojë jashtë e shokuar.

Të gjithë përpiqen që ta sjellin në jetë të voglën në mënyra të ndryshme por ajo vijon në gjendje kritike.

Një person nuk heq dorë dhe i jep frymëmarrje gojë më gojë.

Kjo gjë e sjell në jetë të voglën pas 90 sekondash.

Në fund babai përqafon “heroin” e vogëlushes së tij.

Video ka emocionuar miliona njerëz në mbarë botën. E gjeni më poshtë./a.k/noa.al/