Transmetuar më 27-11-2017, 20:57

Një person në Indi ka shokuar mjekët pasi ka mbërritur me urgjencë në spital.

Pas dyshimeve se ishte helmuar, mjekët kanë mbetur të shokuar kur e kanë operuar dhe në stomakun e tij kanë gjetur 263 monedha, rreth 100 gozhda dhjetëra brisqe

dhe sende të tjera.

Mjekët arritën të heqin 7 kg lëndë në stomakun e 35-vjeçarit Maksud Khan.

Operacioni u krye në spitalin Madhya Pradesh të Indisë.

Mësohet se pacienti punonte me një triçikël që transportonte mallra dhe shpesh gëlltiste monedha që i jepeshin nga klientët e tij.

Gozhdët kishin krijuar rrezik serioz për jetën e 35-vjeçarit, pasi kishin krijuar gjakderdhje në stomak./a.k/noa.al/