Transmetuar më 27-11-2017, 18:46

Një vajzë e mitur vetëm 12 vjeçe ka lindur fëmijën e saj poshtë një ure dhe më pas u largua. Ngjarja ka ndodhur në provinvën Sichuan në Kinë. Ishin banorët ata që e gjetën bebin të braktisur poshtë urës.

12 vjeçarja e cila ja kishte mbajtur shtatzëninë të fshehtë familjes është gjendur por ajo refuzon të tregojë kush është babai i fëmijës.

Vajza 12 vjeçare jeton me gjyshërit dhe i takon prindërit vetëm 1 herë në vit pasi ata jetojnë në një qytet tjetër.

Gjyshja tha se mbesa e saj nuk po ndihej mirë dhe ajo kishte vendosur ta çonte në spital. Por rrugës 12-vjeçarja i kishte thënë se do ndalonte pasi i shkohej në tualet ku më pas kishte lindur fëmijën poshtë urës.

Bebi i porsalindur ndodhet në spital ndërsa doktorët thanë për mediat se bebi ka lindur para kohe por në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjyshja u tha policëve se nuk e dinte që mbesa e saj ishte shtatzënë. 12-vjeçarja po mbahet nën kujdesin e një qendre spitalore. Ndërsa shumë njerëz kanë dhënë ndihma si ushqim apo batanije për bebin. /k.k/noa.al/