Transmetuar më 27-11-2017, 17:44
Publicitet

Pas vetëm 8 ndeshjesh të luajtura, ekipi spanjoll i Alavesit ka vendosur të shkarkojë nga posti i trajnerit, italianin Gianni de Biasi.

Vendimi i klubit i është komunikuar këtë të martë ish-trajnerit të kombëtares kuqezi, dhe lidhet me rezultatet e dobëta që ai ka arritur nën drejtimin e skuadrës.

Humbja  fundit ishte pipkërisht fundjavën e kaluar në La Liga me rezultatin 1-2 në shtëpi përballë Eibar.

Ekipi do të drejtohet momentalisht nga Javier Cabello deri në caktimin e trajnerit të ri.

Deportivo Alaves ndodhet në vendin e 19-të të renditjes me vetëm 6 pikë që skuadra i ka marrë nën udhëheqjen e De Biasit. (e.c/noa.al)

Loading...