Transmetuar më 27-11-2017, 13:20

Disa kirurgë që po trajtonin një rast të rrallë të një burri për të cilin mendonin se ky i fundit ishte helmuar kanë mbetur të shokuar kur zbuluan se në stomakun e tij ishin fshehur 263 monedha dhe 100 gozhdë.

Sipas "DailyMail" Maksud Khan, 35 vjeç u shtrua në spital pasi kishte dhimbje barku dhe mjekët i bënë një endoskopi për të zbuluar shkakun.

Por ata kanë mbetur të habitur kur gjetën qindra monedha, 1.5 kg gozhdë, dhjetëra brisqe rroje, copëza xhami,gurë dhe një copë prej 6 inç të një hekuri të ndryshkur.

Kirurgët në spitalin Sanjay Gandhi në Indi, vepruan menjëherëë dhe larguan plot 7 kilogramë lëndë të huaja nga stomaku i të riut.

“Pacienti ka paqëndrueshmëri mendore. Askush tjetër nuk do ta bënte një gjë të tillë. Ai punonte me një triçikël që transportonte mallra dhe shpesh gëlltiste monedha që i jepeshin nga klientët e tij”, thanë mjekët. 

Ndërkohë, të afërmit thanë se ai kishte rënë në depresion. Mjekët u shprehën se operacioni është kryer në momentin e duhur pasi gozhdët kishin shkaktuar gjakderdhje dhe po ja vinin jetën seriozisht në rrezik 35-vjeçarit, i cili tashmë është jashtë rrezikut për jetën. /b.l/noa.al/