Transmetuar më 26-11-2017, 18:34

Dhuna në stadiume dhe ndeshjet e futbollit është rikthyer sërish këtë të dielë në skenë në kampionatin shqiptar, ndërsa pjesë e sherrit nuk ka ngurruar të bëhet edhe politika.

Ngjarja ka ndodhur në ndeshjen mes Delvinës dhe Butrintit, e cila u përfshi nga dhuna dhe kaosi, teksa në fushë u fut edhe kryebashkiaku i Delvinës Rigels Balili.

Siç mund të shihet edhe nga video e Report TV, situata në fushë ka qenë e tensionuar ku nuk kanë munguar as përleshjet.

Ndërkohë mësohet se Balili u fut në që të largojë lojtarët e ekipit të Delvinës, të cilët raportohet se kanë goditur arbitrin. Megjithatë një gjë e tillë është e ndaluar, pasi sipas rregullores ndalohet hyrja në fushë e personave të paautorizuar.

Në fund të ndeshjes lojtarët e Butrintit kanë deklaruar se janë dhunuar, ndërsa Disiplina pritet që të marrë masa të rrepta për episodin e dhunës dot në Delvinë. (e.c/noa.al)